Bardhi për takimin Salianji-Alimehmet: S’ka ndodhur asgjë në PD

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit/ Bardhi: Asgjë s’ka ndodhur në PD

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar takimin e Ervin Salianjit me disa nga figurat e Partisë Demokratike, përfshirë këtu dhe Ilir Alimemeti.

Në emisionin “Opinion”, Bardhi deklaroi se nuk dëshiron të komentojë “gjëra” që nuk janë serioze. Sipas tij, një takim për kafe mes demokratësh nuk përbën asgjë shqetësuese për PD-në.

“Unë besoj se kemi ardhur për bisedë serioz jo për të komentuar kafet që pinë kolegët çdo ditë. Secili prej nesh kur takohet me koleg, ka dhe biseda të caktuara. Salianji është anëtar i kryesisë ka të gjithë shansin për të diskutuar në kryesi. Alimemeti është drejtues i departamentit të shëndetësisë në PD… Fokusi duhet të jetë te skandalet e qeverisë. Të bësh një lajm se kolegët pinë kafe nuk e di, ne te kafja e PD jemi çdo ditë”, – tha Bardhi.

Scroll to Top