Goditet sërish aktiviteti i paligjshëm i basteve, tre të proceduar në Korçë
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Janë goditur 3 raste të tjera të kësaj veprimtarie, në vijim të operacionit policor të koduar “Qarku”.
Tre shtetas të tjerë janë proceduar penalisht në Korçë për këtë veprimtari të paligjshme dhe u sekuestruan 3 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë i referuan materialet Prokurorisë, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
- V. P.
- J. T.
- R. G.
Këta shtetas, banues në Korçë dhe në fshatin Drenovë, Korçë, u proceduan pasi gjatë kontrollit të celularëve të tyre në lokalet ku ndodheshin, u gjetën faqe për baste sportive.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
