Korçë, zbulohet një pikë bastesh të paligjshme
Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion kundër lojërave të fatit, ku ka konstatuar në një nga lagjet e qytetit, brenda një lokali, një zonë të pajisur me disa kompjuterë. Në ekranet e tyre shfaqeshin lojëra elektronike kazinoje. Gjithashtu, në këto kompjuterë janë gjetur faqe që dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.
Operacioni është ende në vijim dhe pritet që në përfundim të ketë edhe persona të arrestuar. Mësohet se policia po interviston administratorin e lokalit dhe klientë të ndryshëm që ndodheshin në këtë vend.
