BE kërkon respektimin e së drejtës ndërkombëtare në Venezuelë

Rënia e Maduros, BE thekson nevojën për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së

Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, ka reaguar së fundmi lidhur me sulmet e raportuara nga SHBA në Karakas të Venezuelës. Kallas ka njoftuar se ka komunikuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Ajo theksoi se BE po monitoron situatën në Venezuelë. Sipas reagimit të saj, BE u ka bërë thirrje palëve për përmbajtje.

“BE-ja po e monitoron nga afër situatën në Venezuelë. BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se zotit Maduro i mungon legjitimiteti dhe ka mbrojtur një tranzicion paqësor. Në të gjitha rrethanat, parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së duhet të respektohen. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje,” shkroi ajo.

Kallas më tej thekson se siguria e qytetarëve të BE-së në vend është përparësia e tyre kryesore.

Scroll to Top