FOTO: Belinda Balluku në zyrën e kryeministrit Rama
Edhe pse nuk dihet nëse Belinda Balluku ia atribuon Edi Ramës përkeqësimin e pozitës së saj si e pandehur, takimi i parë që ajo ka bërë menjëherë pas shkarkimit nga vendimi i gjykatës, ka qenë në zyrën e kryeministrit.
Pamjet tregojnë Ballukun teksa nxitohet të hyjë në kryeministri, e ndjekur nga truproja i saj. Nuk është e qartë nëse Rama ndodhej në kryeministri në atë moment, apo nëse ka preferuar të shmangë të pandehurën. Balluku kishte marrë masa për të shmangur shkarkimin nga Edi Rama, por duket se nuk e kishte parashikuar që goditja do të vinte nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Më 31 tetor, Belinda Balluku u shpall e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera lidhur me tunelin e Llogarasë. Pasi refuzoi të dorëhiqej, SPAK i shtoi një akuzë të re për lotin e 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërkohë që Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi pezullimin e saj nga detyra dhe sekuestrimin e pasaportës.
