Bellingham rikthehet te Anglia: Formë e shkëlqyer pas dëmtimit

Lajm i keq për Shqipërinë, ylli i Realit rikthehet tek Anglia

Jude Bellingham është rikthyer fuqishëm pas dëmtimit dhe po shkëlqen. Mesfushori anglez ka kontribuar me katër gola dhe asistime në tre ndeshjet e fundit, aq sa forma e tij ka bindur trajnerin Thomas Tuchel që ta përfshijë në listën e Anglisë për ndeshjet e ardhshme.

Pas operacionit në shpatull në korrik 2025, Bellingham mungoi disa muaj, por tashmë është rikthyer në formë të plotë. Në tre ndeshjet e fundit ka qenë protagonist sidomos me gol ndaj Juventusit në Champions League, si dhe gol + asist ndaj Barcelonës në “El Clásico”.

Ky rikthim e ka bërë sërish lider të mesfushës së Realit dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, si rrjedhojë ka ardhur edhe rikthimi në Kombëtaren angleze. Thomas Tuchel, trajneri i ri i Anglisë, ka vendosur ta rikthejë Bellingham në listën e kombëtares për ndeshjet e nëntorit ndaj Serbisë dhe Shqipërisë. Vendimi vjen pas një periudhe ku ai ishte lënë jashtë për t’u rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.

Bellingham pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të Anglisë në rrugën drejt Botërorit 2026, që luhet vitin tjetër në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Scroll to Top