Berisha: 800 transaksione AKSHI, drejtore “kryemafioze”

Aksioni ndaj AKSHI-t, Berisha flet për 800 transaksione

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhrat e arrestit të lëshuar nga SPAK për zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Digjitalizimit të Shërbimeve (AKSHI), mes tyre edhe drejtoresha Mirlinda Karçanaj, të cilën Berisha e cilësoi si “kryemafioze”.

Gjithashtu, Berisha deklaroi se “Brenda një viti janë kryer 800 transaksione nga thesari i shtetit në llogaritë e dy kompanive të baxhanakut”. Ai aludoi se Ergys Agasi është larguar nga Shqipëria të paktën tre javë më parë.

Kryedemokrati i konsideron Mirlinda Karçanaj, Ermal Beqirin, Ergys Agasin dhe persona të tjerë si pjesë të një grupi të strukturuar kriminal.

“Sot, mediat njoftojnë se janë lëshuar një seri urdhrash arresti për rrethin më të ngushtë të Edi Ramës, Ergys Agasin, i cili u largua nga Shqipëria të paktën tre javë më parë, ish-ortakun e Armand Frangut. Për Armand Frangun, i cili është epiqendra, ende nuk është bërë e qartë nëse është lëshuar urdhër arresti apo jo. Gerond Meça, ish-ortakun e Frangut, i cili është në arrati prej dy ose tre muajsh pasi doli nga pengmarrja e organizuar nga Ergys Agasi me porosi të Edi Ramës dhe familjes, ka apo jo urdhër arresti për Linda Ramën, e cila është e implikuar direkt sipas përgjimeve ambientale në tenderat e familjes, pra të Armand Frangut.

Dje ose pardje u informova se në kopshtin privat të Edi Ramës, ndodhej ky person famëkeq Ermal Beqiri, kjo Lubia bis, Mirlinda Karçanaj, Edi Rama në mes dhe koordinatori i tij për mafien dhe të gjitha problemet e errëta, Ergys Agasi. Mungonin aty nga zyrtarët Vlora Hyseni, e cila ka qenë pjesë e këtij grupi. Ky është famëkeqi Gerond Meçe, ortak. Kurse ky është baxhanaku i dashur, i cili transportonte paratë me valixhe në familje. Këta janë grupi i strukturuar kriminal, më saktë organizatë kriminale”, tha Berisha.

Scroll to Top