Berisha: AKSHI, gropa e zezë familjare e Ramës

Berisha: AKSHI, gropa e zezë familjare e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një bashkëbisedim online me qytetarët.

Sali Berisha deklaroi: “AKSHI ishte minierë ari, gropa e madhe e zezë familjare e Ramës. Linda Rama dhe Armand Frangu kanë pasur minierën e floririt, kanë plaçkitur shqiptarët me qindra miliona euro.”

Ai shtoi se për të realizuar këtë, në vitin 2017 u nxor një vendim qeverie ku të gjitha tenderat në fushën e IT do t’i bënte vetëm AKSHI.

“Ergys Agasi, ju e dini që vera 33 mijë euro që i dhurohej Ramës, pjesa tjetër mbushej me euro. Agasi shëtit lirshëm, shoqërohet nga policia dhe shëtit lirshëm në pronat që ka në pronësi.”

Berisha bëri thirrje: “Më 8 maj, protesta më e fuqishme kundër regjimit që na vjedh haptazi.”

Scroll to Top