Berisha: Ergys Agasit i janë gjetur shishe vere me vlerë 4 milionë euro
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim për mediat së bashku me aleatët e tij në Selinë e PD-së. Gjatë deklaratës për shtyp, ai hedhi akuza kundër Kryeministrit, duke e cilësuar si kriminel personin që drejton grupin parlamentar të pozitës.
Berisha theksoi se qeveria Rama do të mbrojë me çdo kusht pasuritë e tyre. Ai përmendi gjithashtu skandalin lidhur me tenderat e drejtuesve të AKSHI-t, duke theksuar se nuk është e mundur që në një ndërmarrje private të ketë pasur tre pengmarrje brenda gjashtë muajsh.
Në mënyrë specifike, Berisha deklaroi se Ergys Agasit i janë gjetur shishe vere me vlerë 4 milionë euro, gjë që sipas tij është e paimagjinueshme.
Ai vazhdoi duke thënë: “Berisha: Balluku ka 300 apartamente, 4 milionë euro shishe vere i janë gjetur Ergys Agasit! Baxhanaku i Ramës mori 75 milionë euro me një tender. Ju e patë çfarë ndodhi dje në parlament dhe tani kërkojnë më shumë se gjysmën e deputetëve nga parlamenti. Arsyeja është se ai që drejton grupin parlamentar të PS është një kriminel, më kriminel se Suel Çela, më kriminel se Elvis Doçi, më kriminel se Safet Bajri. Kjo sepse ata rrinë në bodrumet e tyre, kurse ky rri në zyrat e qeverisë dhe i mbron ata, duke zbatuar urdhrat e tyre. Ai arreston bandat rivale për të marrë votat e tyre. Shkon dhe liron terroristë në Shkodër, ku mund të kishim me dhjetëra të plagosur dhe të vdekur nga tritol, në qoftë se tritolit nuk do t’i kishte rënë në tokë. Të gjitha këto janë të dokumentuara. Ai është i akuzuar për vrasjen e avokatit dhe dokumentet janë djegur me procesverbal. A e kuptoni ku jemi? Në çfarë kushtesh jemi? Megjithatë, është shumë e rëndësishme të ngrihemi në këtë betejë. Kjo është një diktaturë më e egër se ajo e vitit 1990. Ato ishin në rënie domino, kurse kjo ka lobistë të stërfuqishëm, ndërkohë që interesat e shqiptarëve shkelmohen çdo ditë. Situata është dramatike.”
“Unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë që në një ndërmarrje private të ketë pasur tre pengmarrje brenda gjashtë muajsh. Kjo është AKSHI, agjencia shtetërore. Në këtë agjenci shtetërore, për të fituar tenderat, kunati i Edi Ramës, dhe për dijeni të qytetarëve, vetëm tenderi për përmirësimin e inteligjencës artificiale është 75 milionë euro. Dhe sot, po i japin transhin e fundit, 25 milionë euro Armand Frangut, i cili është regjistruar si person që përcakton çdo tender, në fakt edhe me ndihmën e kunatës. Në regjistrim del edhe me ndihmën e kunatës. Pra, në këtë sipërmarrje, e cila është e dyta më e buxhetuar në vend në momente të caktuara, aty për tenderat rrëmbehen një ish-punonjës dhe dy biznesmenë. Dhe e mbajnë të fshehur. Për Gerond Meçen nuk kishte dëgjuar njeri. Ai erdhi nga Gjermania, se u arratis atje dhe bëri denoncimin. Duan të mbrojnë me çdo kusht pasuritë e tyre të krimit.”
“300 apartamente, thonë mediat, ka Belinda Balluku. Kjo është jashtë çdo imagjinate. Po nëse Belinda ka 300, u garantoj se Rama ka të paktën 1 mijë. Prandaj është mbushur me kulla. Dhe thonë që nuk shiten kullat. Po i marrin qeveritarët kullat. Ajo ka 200 apartamente me paratë e taksapaguesve. 4 milionë euro, të dhënat e mia të fundit, janë direkt shishe vere, 70-vjeçare Romanee Conti, të Ergys Agasit. Ju garantoj se as në bodrumet e perandorit të Japonisë nuk i gjen ato. Jo. Dhe aty ndodhet edhe viniqeria e Edi Ramës.”
