Berisha akuzon Ramën për pasuri dhe korrupsion

Berisha: Rama e nisi mandatin si kryeministër me 200 milionë euro pasuri

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, akuzoi kryeministrin Edi Rama se posedon 200 milionë euro pasuri në llogari bankare offshore.

Berisha deklaroi se me shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Edi Rama “hoqi çdo maskë para shqiptarëve” dhe mbrojti “vjedhjet e zbuluara me dokumente nga Lulzim Balluku”.

“Ai urdhëroi në mënyrë kriminale dje deputetët e tij të mos lejonin heqjen e imunitetit të Lulzim Ballukut,” tha Berisha.

Ai shtoi se “në portin e Durrësit, ku po ndërtohen 12 mijë apartamente dhe 12 hotele me 5 e 6 yje, me pishina dhe të gjitha lukset, pronarë të parë janë absolutisht Edi Rama, klanet e drogës dhe pastaj Al Alabari”.

Scroll to Top