Berisha: Arrestimi i Maduros lidhet me zgjedhjet, Rama zhvillon farsë

Berisha nga SPAK: Një nga arsyet e arrestimit të Maduros ishin zgjedhjet

Pas daljes nga SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha, në deklaratën e tij, iu referua arrestimit të Nicolas Maduros, duke e lidhur atë me veprimet e kryeministrit Edi Rama.

“Nëse flitet për votë, Edi Rama zhvillon një farsë elektorale, njësoj si Maduro. Një nga shkaqet që Maduro u arrestua ishte fakti që ai nuk zhvillon zgjedhje. Edi Rama nuk zhvillon zgjedhje, por zhvillon farsë elektorale. Nëse Këshilli i Europës, një institucion i themeluar mbi parimin e zgjedhjeve të lira, thotë që Shqipëria zhvilloi farsë elektorale,” tha Berisha.

Ai shtoi se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. “E kam përshëndetur arrestimin e Maduros si një fitore për njerëzit e lirë në Shqipëri dhe në botë. Nuk kam deklaruar se forcat Delta do të arrestojnë Edi Ramën. Siç u përmbysën diktaturat në Bangladesh, në Nepal, në Sri Lanka, do të përmbyset edhe këtu. Një diktator më pak është lehtësim për ne,” theksoi ndër të tjera Berisha.

Scroll to Top