Sali Berisha, ish-kryeministër dhe aktualisht kryetar i Partisë Demokratike, feston sot 81-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë, ai ka ndarë një mesazh mirënjohjeje në rrjetin social Facebook, ku reflekton mbi jetën, familjen dhe mbështetësit e tij politikë.
“Sot 81 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time,” shkruan Berisha.
Pavarsisht moshës dhe rrethanave aktuale, Berisha vazhdon të jetë një figurë e rëndësishme në skenën politike shqiptare, duke ruajtur rolin e tij si lider i opozitës.
Karriera politike e Sali Berishës përfshin postin e presidentit të Shqipërisë (1992–1997) dhe më pas të kryeministrit (2005–2013), duke e bërë atë një nga figurat më të shquara në historinë e politikës shqiptare.