Berisha i drejtohet Peleshit: Mos u bëj avokat i terroristit Agasi, mori peng për Ramën
Në mes të tensioneve, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në foltore dhe përmes një transmetimi live në Facebook, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të qeverisë.
Berisha ka thënë: “Silleni këtu Lubinën.” Ndërkohë, deputeti i PD-së, Bardhi, i është drejtuar një deputeti të PS-së me fjalët: “O gagaç, pusho!”. Gjithashtu, Noka ka pyetur: “Ku e ke policinë? Merreni dhe policinë!”.
Berisha ka vijuar duke theksuar: “Kushtetuta dhe ligji janë themelore për politikën. Sillini këtu (Rama dhe Balluku). Mos u bëheni avokat i terroristit. Agasi ka marrë peng dy qytetarë për llogari të Ramës dhe familjes së tij. Silleni këtu Lubinën që t’i tregoni vendit që doni të veprojë ligji. Por jo vidh dhe ik!”
