Berisha: Kushtetuesja antikushtetuese, noterë e mafies
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i ka hapur rrugë Presidentit të Republikës për të shpallur vakancën për vendin e gjyqtares Sonila Bejtja.
Berisha e ka cilësuar këtë ngjarje si të rëndë dhe ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shkelë ligjet e saj. Ai shtoi se Gjykata po bëhet noterë e veprimeve antikushtetuese dhe antiligjore të Sokol Sadushit, të cilin e quajti eksponentin kryesor të mafies në drejtësinë shqiptare, si dhe të presidentit antikushtetues.
Ai iu referua rastit të Sonila Bejtjas, gjyqtare e emëruar në vitin 2020 me dekret të presidentit Meta, për të cilën Gjykata Kushtetuese vendosi ndërprerjen e mandatit. Berisha citoi nenin 125, pika 6 të Kushtetutës, ku përcaktohet se përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet me një të tretën e saj.