Berisha: “Lubia” ka marrë dhenë, tension në Kuvend

Berisha: ‘Lubia’ thuhet se ka marrë dhenë!

Tensionet vazhdojnë në Kuvend. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Kuvendi, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga profili i tij në Facebook, deklaroi se ka informacione që sugjerojnë se Belinda Balluku është larguar nga vendi.

Berisha u shpreh: “Shkoni gjeni Agasin, terroristin, pengmarrësin. Shkoni silleni Agasin.” Në reagim, deputetja Arbjola Balliu iu drejtua me “Mbylleni gojën!”.

Berisha vijoi: “Të dashur qytetarë, këta po mbrojnë një pengmarrës. Thuhet se Lubia ka marrë dhenë, por nuk jam i sigurt. Këta janë: vidh dhe ligj! Vidh dhe ligj! E gëzofshi! Me të dyja duart merreni. E gëzofshi atë. Me të dyja duart jua jap! Bashkë me të shoqen, madje. Shkoni silleni Agasin.”

Scroll to Top