Berisha në SHBA: Viza marrë, por jo rikthim triumfal

“`html

“Nuk mjafton për të ardhur në pushtet”, Berisha mori vizën për në SHBA, Kikia: Shumë nga mekanizmat që prodhojnë sot korrupsion, u instaluan në kohën e tij

Publikuar më 01.09.2026 nga Shek

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të udhëtojë këtë fundjavë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi i është miratuar viza amerikane. Berisha do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Republikane të presidentit Donald Trump.

Megjithatë, sipas gazetarit Mentor Kikia, rikthimi i Berishës në SHBA nuk është i mjaftueshëm për të sjellë një rotacion politik në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Kikia shpreh kënaqësinë për marrjen e vizës nga Berisha, por thekson se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim radikal politik.

Gazetari rendit disa pika kyçe që duhet të ndryshojnë për të mundësuar një transformim të situatës politike dhe institucionale në vend. Në fund të reagimit të tij, Kikia ngre kritika edhe ndaj qeverisjes së Berishës, duke argumentuar se një pjesë e mekanizmave që, sipas tij, sot prodhojnë korrupsion dhe degradim të shtetit janë instaluar gjatë periudhës së qeverisjes së ish-kryeministrit dhe më pas janë përsosur.

Postimi i plotë:

Udhë të mbarë për në Amerikë, Dr. Berisha. Por vetëm kaq!

Kryetari i PD-së, Dr. Sali Berisha do të udhëtojë drejt SHBA-së. Kjo është një fitore për të. Pasi, për 5 vjet ai u pengua dhe për këtë është sulmuar politikisht çdo ditë, nga qeveria dhe mediat pranë saj, për “pamundësinë e kalimit të oqeanit”. Sot Berisha e ka marrë vizën për ta kaluar oqeanin dhe mua personalisht më vjen mirë për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e vendit tim. Por vetëm kaq!

Pasi pyetjes, “A mjafton kjo, që Berisha të rikthehet triumfalisht si një alternativë qeverisëse në Shqipëri”? – unë i përgjigjem pa mëdyshje: Jo!

Shumë shkurt: Për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria, nuk nevojitet thjesht një rrotacion politik. Nevojitet një “përmbysje radikale”.

  • Duhet çliruar shteti nga kontrolli politik i partisë në pushtet.
  • Duhet çliruar ekonomia nga paratë e krimit dhe monopolet oligarkike.
  • Duhet projektuar një ekonomi e qëndrueshme, që nuk mbështetet tek konsumimi barbar i aseteve natyrore, duke lënë pas një tokë pa pyje në sipërfaqe dhe pa ujë nën sipërfaqe.
  • Duhet një qeveri, që në një vend, ndër më të pasurit me ujë në kontinent, t’u sjellë ujë njerëzve në shtëpi dhe jo gënjeshtra çdo fushatë.
  • Duhet të çmontohen mekanizmat ligjorë që ligjërojnë praktika korrupsioni të llahtarshme dhe grabitjeje të pasurive kombëtare.
  • Duhet t’i kthehet/vendoset legjitimiteti Parlamentit, nga një institucion shërbyes ndaj ekzekutivit, në një institucion me integritet, ligjvënës dhe monitorues i ekzekutivit.
  • Duhet një qeveri që të mendojë se çfarë do të bëhet në këtë vend, jo vetëm pas 4 vitesh, por edhe pas 40 vitesh.
  • Duhet një qeveri që të ndërtojë institucione në shërbim të qytetarëve, dhe jo të reklamojë numrat e telefonit të ministrave dhe deputetëve, që qytetarët t’u kërkojnë t’u zgjidhin hallet e tyre.
  • Duhet të ndërtohet një shtet, ku kamarieri 18 vjeçar të mos masakrohet në dru nga pronarët e hotelit, sepse kërkoi pagën e muajit, pasi do të linte punën e papërballueshme. Të ndërtohet një shtet ku kamarieri të ketë kontratë pune, ku të përcaktohet paga, oraret e punës, ditët e pushimit dhe t’i paguhen sigurimet shoqërore e shëndetësore, dhe jo të shfrytëzohet si skllav e ta rrahin nëse ngre krye.

Sali Berisha nuk e bën këtë! Sepse shumë nga mekanizmat që sot prodhojnë korrupsion dhe degradim të shtetit, u instaluan në kohën e tij dhe u përsosën në këtë kohë. Sepse Z. Berisha kishte mundësinë të bënte gjithçka mirë, por nuk diti, nuk mundi apo nuk deshi. Kjo është tjetër gjë. Ai e konsumoi kohën e tij.

Udhë të mbarë z. Berisha. Por vetëm kaq! Sheshi u takon të rinjve, edhe brenda partisë tënde.

“`

Scroll to Top