Berisha paralajmëron protesta kombëtare, kundër vendimeve të GJK

Berisha: Po përgatisim protestat kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se kjo parti është në procesin e përgatitjes së protestave kombëtare. Këto plane u bënë të ditura edhe ditën e djeshme, në Foltoren e mbajtur përpara Kryeministrisë.

Në një konferencë nga selia blu, Berisha u shpreh se protestat janë e vetmja mënyrë për t’u kthyer shqiptarëve votën e lirë. “Jemi duke i përgatitur protestat. Vendimet e GJK, fakti që gjykata nuk e refuzoi si të paligjshëm kërkesën është tepër shqetësuese. Mos harroni se kjo gjykatë ka shpallur të paligjshëm, duke shkelmuar Kushtetutën, 30 deputetë të opozitës që paraqitën kërkesë për çështjen time. Protesta do të jenë rruga jonë e vetme për t’i kthyer shqiptarëve votën e lirë”, tha ai.

Scroll to Top