Berisha: Protesta për qeveri teknike pas skandalit

Berisha: Protesta deri në arritjen e qeverisë teknike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke theksuar se nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës, pas ngjarjeve që pasuan zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha pohoi se opozita do të nisë betejën me protesta, deri në arritjen e një qeverie teknike.

“Nuk ka më bashkëpunim me mazhorancën e krimit dhe drogës. Ne nisim betejën tonë si rrugën e vetme për qeveri teknike.”

Scroll to Top