Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka deklaruar sot në Kuvend se kryeministri Edi Rama ka marrë në dorë dosjen “Kraksi”, duke lënë të kuptohet se ai është në vështirësi.
Berisha u shpreh: “Kreu juaj, prej një jave, prej ca ditësh, merr në dorë dosjen Kraksi. E morët vesh ju? Dhe miq të mi italianë më pyesin, çfarë e do ky dosjen Kraksi? Me ca pyetje shtesë. Kraksi është socialisti që ja mbathi pasi vodhi dhe u instalua në Tunizi. Po po e dini mirë ju. Edhe këto vizitat e tij nëpër vende të gjirit, duan se kanë të njëjtin kuptim. Çfarë i duhet dosja Kraksit? Më thoni mua ju? Si ka mundësi që ky të marrë dosjen e Kraksit tani, më thoni pak.”
Ai shtoi më tej se arsyeja e kësaj është se kryeministri “e dinë që është në rreth të kuq. Është në rreth të kuq nga shqiptarët. Shqiptarët nuk do ja falin atë. Është absolutisht i pa shpresë. Është bërë famoz. Aktet e tij janë bërë tashmë të njohura në mbarë botën.”
