Berisha thirret nga SPAK, kundërpërgjigjet: “Shërbëtorë që mbulojnë skandalet”

“`html

SPAK e ka thirrur për nesër, Sali Berisha: Nuk e kam marrë fletëthirrjen! Ata janë shërbëtorë që duan të mbulojnë skandalet e qeverisë

Botuar më 13.11.2025

SPAK i ka dërguar më 7 nëntor ish-kryeministrit Sali Berisha një fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK lidhur me krimin shtetëror të 21 janarit. Sipas fletëthirrjes, e cila është dërguar në tre adresa – banesën e ish-kryeministrit, selinë e PD dhe Kuvendin – Berisha duhet të paraqitet në SPAK në orën 10:00.

Megjithatë, Berisha me gjasë do të shmangë një përballje për ngjarjen ende të pazbardhur, pasi pavarësisht kësaj shkrese, ai mohon të jetë informuar për thirrjen në Prokurori. Duke folur nga selia blu, Berisha deklaroi se do të paraqitet në SPAK vetëm pasi të marrë në dorë fletëthirrjen. Ai sulmoi prokurorët e posaçëm, duke i cilësuar si shërbëtorë që po përdorin çështjen për të mbuluar skandalet e qeverisë.

“Jam përgjigjur gjithë jetën time çdo thirrje të organeve të drejtësisë, do t’i përgjigjem. S’ka koment. Ka vetëm një kusht, që unë të marr thirrjen. Ata që përdorin këtë për propagandë për të mbuluar skandalin Rama-Balluku të tunelit të Llogarasë, apo për të mbuluar skandalin e madh të aeroportit të Vlorës, ata tregojnë se janë shërbëtorë mjeranë të një bande që vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë. Njoftimi duhet të vijë siç ka ardhur dhjetëra herë të tjera dhe i jam përgjigjur. Përdorimi i kësaj është akt i shëmtuar i Altin Troplinit, mercenar i regjimit të Ramës, që kujton se mund të mbulojë sado pak me zhurma të tilla krime të shëmtuara të Ramës dhe Ballukut. Asnjëherë mos më pyesni mua do shkosh, unë do shkoj në çdo rast që do të thirrem nga organet e drejtësisë, s’mund të ketë hezitim dhe mëdyshje”, tha Berisha.

Ai shtoi: “21 janari është hetuar njëherë nga një armike e egër e Berishës dhe PD, një njeri për të cilin unë kam shprehur publikisht të gjitha konsideratat. Çështja e 21 janarit, nga viti 2013 kur ne kemi humbur pushtetin dhe deri sot është penguar të hetohet se mund të rihetohet, është penguar vetëm e vetëm për shkak të Ramës, sepse deklaratat e SHBA dhe BE janë të qarta, kërkojnë hetimin nga polici te organizatori kryesor. Pra çfarë ka ndodhur, ka ndodhur që prej 13 vitesh, kjo çështje përdoret për propagandë, por shoferi që i përdori njerëzit për mish për top, ishte Edi Rama”.

Kjo është thirrja e dytë që Prokuroria e Posaçme i dërgon ish-kryeministrit. E para, e firmosur më datë 3 nëntor dhe dërguar vetëm në adresën e banesës së Berishës, ishte kthyer gjithashtu pa u hapur. Thirrja drejtuar Berishës në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin, bëhet vetëm pak ditë pasi në Prokurori u pyet ish-ministri i tij i Brendshëm i datës 21 janar 2011, Lulzim Basha.

Që prej korrikut 2024, në Prokurorinë e Posaçme po zhvillohen hetimet për zbardhjen e vrasjeve shtetërore të 21 janarit 2011. Zbardhja e 21 janarit 2011 dhe përgjegjësia e atyre që penguan vendosjen e drejtësisë në vitet që pasuan, është konsideruar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut si imperativi që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në historinë e një kombi.

“`

Scroll to Top