Binaj bashkon opozitën për zgjedhjet e Tiranës

Takimi për zgjedhjet e Tiranës, Florian Binaj bashkon opozitën

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të partive politike.

Në këtë takim u mblodhën demokratë dhe emra të tjerë të propozuar nga parti të ndryshme për postin e kryebashkiakut.

Nga Partia e Lirisë ishte e pranishme Anisa Ibraj, ndërsa nga PDIU mori pjesë Shkëlqim Sulo.

Përfaqësues të Partisë Republikane në takim ishin Albi Jahelezi dhe Sention Zotaj.

Barbara Doda, përfaqësuese e partisë ‘Mundësia’, gjithashtu ishte pjesë e këtij takimi.

Në takim mori pjesë edhe Ermal Hasimja, politolog dhe kandidati i propozuar nga ‘Mundësia’, i cili shprehu hapur mbështetjen e tij për Binajn.

Partia Agrare Ambientaliste u përfaqësua nga Deni Turhani.

Nga lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ mori pjesë Erion Muskaj, ndërsa Nisma Thurje u përfaqësua nga Brunilda Dhrami.

Ilir Alimehmeti, përfaqësues i Partisë Demokratike dhe një nga negociatorët kryesorë për gjetjen e kandidatit të përbashkët të opozitës, ishte gjithashtu i pranishëm.

Të gjithë pjesëmarrësit, si përfaqësues të frontit opozitar, i garantuan Binajt mbështetjen e tyre në fushatën për kryetarin e ri të Bashkisë Tiranë.

Scroll to Top