Bllokime Rrugore Gjirokastër e Përmet nga Moti i Keq

Moti i keq ka shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore në qarkun e Gjirokastrës dhe Përmetit, pas reshjeve të shiut gjatë 12 orëve të fundit.

Në aksin Kolonjë–Golem, rruga është bllokuar nga rrëzimi i inerteve nga lartësitë dhe terreni i paqëndrueshëm. Ky bllokim ka lënë të izoluar dhjetëra banorë të fshatit Golem.

Gjithashtu, në Dropull, aksi Glinë–Nepravishtë mbetet i pakalueshëm. Ndërsa në Përmet, rrugët Frashër–Verçisht dhe Frashër–Miçan janë izoluar për shkak të shkarjeve të dheut.

Scroll to Top