Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet tavan për shitjen e karburanteve në vend. Sipas vendimit të Bordit, nafta do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 219 lekë për litër dhe me shumicë jo më shumë se 207 lekë për litër. Ndërkohë, benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 195 lekë për litër dhe me shumicë jo më shumë se 183 lekë për litër.
Këto çmime kanë hyrë në fuqi më 19 shtator, në orën 16:00, dhe do të qëndrojnë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës të Bordit. Autoritetet kanë paralajmëruar se operatorët ekonomikë që nuk respektojnë këtë vendim do të përballen me pezullim të aktivitetit.
Ky njoftim vjen nga Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit. Vendimi mbështetet në Aktin Normativ nr. 1, datë 03.04.2026, i cili parashikon një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”.
Në detaje, vendimi i Bordit të Transparencës, i datës 19 shtator 2026, përcakton:
- Çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (standard SSH EN 590) të jetë jo më shumë se 219 lekë/litër.
- Çmimi i shitjes me shumicë për gazoilin të jetë jo më shumë se 207 lekë/litër.
- Çmimi i shitjes me pakicë për benzinën (standard SSH EN) të jetë jo më shumë se 195 lekë/litër.
- Çmimi i shitjes me shumicë për benzinën të jetë jo më shumë se 183 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi hyjnë në fuqi sot, më 19 shtator, në orën 16:00 dhe do të jenë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e mundshme të çmimeve të shitjes. Të gjithë operatorët e shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës janë të detyruar të zbatojnë këtë vendim. Shkeljet e konstatuara do të rezultojnë në pezullim të aktivitetit.
