Botërori 2026 fillon: Meksika vs Afrika e Jugut!

Nis spektakli! Meksika-Afrika e Jugut hap siparin e Botërorit 2026

Pritja ka përfunduar. Tetë vjet pasi Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara u zgjodhën si organizatore të Kupës së Botës FIFA 2026, spektakli më i madh i futbollit botëror nis më 11 qershor. Entuziazmi ka pushtuar mbarë globin, ndërsa Meksika ndodhet në qendër të vëmendjes.

Përfaqësuesja meksikane, e njohur si “El Tri”, do të mbajë mbi supe shpresat e një kombi të tërë kur të përballet me Afrikën e Jugut në ndeshjen hapëse të turneut, në orën 21:00. Kjo përballje sjell në vëmendje kujtimet nga Botërori 2010, kur të dyja skuadrat u ndeshën pikërisht në fazën e hapjes së kompeticionit.

Më pas, vëmendja do të zhvendoset në Guadalahara, ku do të përballen Koreja e Jugut dhe Çekia. Përfaqësuesja çeke vjen në këtë Botëror me moral të lartë, pas suksesit të arritur falë “play-off”-eve të UEFA-s, ndërsa koreano-jugorët synojnë të nisin me fitore aventurën e tyre në turne.

Kush do ta mbyllë ditën e parë me avantazh në Grupin A? Përgjigjja do të vijë pas dy sfidave që do të hapin zyrtarisht siparin e Kupës së Botës FIFA 2026. Ky është një turne historik, që premton emocione, spektakël dhe rekorde të reja në skenën më të madhe të futbollit botëror. PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top