Skuadrat që do të marrin pjesë në Botërorin 2026 po kryejnë përgatitjet duke zhvilluar ndeshje miqësore. Këto takime synojnë të vlerësojnë gjendjen aktuale të lojtarëve dhe të përsosin skemat taktike.
Një ndeshje miqësore veçanërisht interesante ishte ajo mes Kroacisë dhe Belgjikës, e cila u mbyll me fitoren 2-0 të Belgjikës.
Tielemans shënoi golin që i dha avantazhin Belgjikës në pjesën e parë, ndërsa Romelu Lukaku vulosi rezultatin 2-0 në minutat shtesë.
Edhe Kolumbia arriti një fitore, duke mundur Kosta Rika me rezultatin 3-1. Luis Diaz ishte ndër golashënuesit për Kolumbinë.
Gjithashtu, Kanada u përball me Uzbekistanin, një tjetër skuadër pjesëmarrëse në aktivitet, e drejtuar nga Kanavaro. Osorio dhe Nelson shënuan për Kanadanë, skuadër që do të jetë edhe nikoqire e aktivitetit të kësaj vere.
