Kombëtarja Shqiptare: Mungesa të rëndësishme, Maran ndryshon planet

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet e trajnerit

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë si trajner i Shqipërisë, duke humbur lojtarë njëri pas tjetrit.

Emra të rëndësishëm si Strakosha, Manaj, Muçi apo Gripshi nuk u bënë pjesë e grumbullimit për shkak të dëmtimeve. Gjithashtu, Ismajli u tërhoq nga lista për shkak të problemeve fizike.

Ndërkohë, ka dyshime të mëdha për pjesëmarrjen e Myrto Uzunit në ndeshjen e parë kundër Izraelit. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) bëri të ditur se sulmuesi mungoi në stërvitjen e sotme për shkak të një viroze dhe u preferua që të lihej pushim.

Uzuni mendohej si një nga titullarët për duelin ndaj Izraelit, por fakti që nuk është në formën më të mirë, me shumë mundësi e nxjerr jashtë planeve të trajnerit për këtë sfidë. Kjo situatë detyron italianin të bëjë zgjedhje të tjera për repartin e avancuar.

Scroll to Top