Braçe: Zonat e djegura nga zjarret nuk kthehen në hotele

“`html

Paketa e Maleve po shkatërron pyjet? Braçe: E kemi përcaktuar në ligj, zonat e përfshira nga zjarret nuk mund të kthehen në hotele apo resorte.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar lidhur me situatën e rënduar të zjarreve që kanë përfshirë vendin gjatë muajve të fundit, duke shkaktuar djegien e mijëra hektarëve pyje.

Përmes një videoje të publikuar në kanalet e komunikimit, Braçe ka deklaruar se destinacioni i zonave të përfshira nga zjarret nuk ndryshon. Ai ka hedhur poshtë pretendimet se sipërfaqet e djegura mund të përdoren më pas për ndërtime apo projekte të ndryshme, duke u nisur nga “Paketa e Maleve”.

Deputeti socialist thekson se zonat që kanë statusin e fondit pyjor apo pyllit nuk mund të shndërrohen në hotele, resorte apo parqe fotovoltaike e eolike, edhe në rast se janë përfshirë nga zjarri.

“Boll për të gjithë ata që gënjejnë në mënyrë të qëllimtë, me harta zjarri e me harta banale për secilin nga aktivitetet e mësipërme; edhe sikur zjarri të bjerë, të ndizet qëllimisht në ato sipërfaqe, destinacioni FOND PYJOR, PYLL etj. nuk bëhet Hotel, Resort, Park Fotovoltaik, Park Eolik etj.”, deklaron Braçe.

Në reagimin e tij, deputeti i PS-së ka kritikuar gjithashtu ata që, sipas tij, fokusohen te akuzat dhe debati politik, por nuk dënojnë aktet e zjarrvënies dhe autorët e tyre.

“Po si nuk i dëgjova njëherë të njëjtët, të thërrasin ‘MOS NDIZ ZJARR’! Si nuk u pashë një postim të tillë në këto dy muaj e ca ditë të zjarreve”, shprehet ai.

Braçe ka vijuar duke theksuar se zjarret në shumicën e rasteve nuk shkaktohen vetvetiu, por nga veprimet e njerëzve.

“Zjarri nuk ndizet vetë përgjithësisht! E ndezin të ngjashëm me këta që bëjnë zjarr rrjetet sociale, pra humanë, njerëz”, thekson deputeti socialist.

Reagimi i plotë:

ZJARRI I QËLLIMSHËM NË FONDIN PYJOR KOMBËTAR – NË PYJE, NUK E NDRYSHON DESTINACIONIN PYLL APO FOND PYJOR! NUK KA ASNJË MUNDËSI – EDHE I DJEGUR ËSHTË PYLL DHE FOND PYJOR, GJITHË JETËN!

E kemi shkruar shumë qartë në ligjin “PËR PYJET”; E keni në NENIN 5, PIKA 7!

U nxita ti them këto fjalë, për shkak të budallallëkut të qëllimtë, të ligë që lidh PAKETËN E MALEVE, ndërtime për qëllime turistike – HOTELE, RESORTE etj., ndërtime për qëllime të prodhimit të energjisë elektrike, ME ZJARRET KUDO QË ATO PO DJEGIN.

Boll për ata që ndezin zjarr qoftë edhe për këto qëllime; Edhe po dogjët, destinacioni FOND PYJOR, PYLL etj. NUK NDRYSHON, nuk ka e nuk do ketë leje për këtë kurrë!

Boll për të gjithë ata që gënjejnë në mënyrë të qëllimtë, me harta zjarri e me harta banale për secilin nga aktivitetet e mësipërme; edhe sikur zjarri të bjerë, të ndizet qëllimisht në ato sipërfaqe, destinacioni FOND PYJOR, PYLL etj. nuk bëhet Hotel, Resort, Park Fotovoltaik, Park Eolik etj.

Do i kërkoj KUVENDIT të verifikojë LIGJIN, ZBATIMIN e tij për çdo sipërfaqe të djegur; lejet e dhëna e territorin e djegur.

Në anë tjetër, PO SI NUK I DËGJOVA NJËHERË TË NJËJTËT, të thërrasin “MOS NDIZ ZJARR”! Si nuk u pashë një postim të tillë në këto dy muaj e ca ditë të zjarreve; Zjarri nuk ndizet vetë përgjithësisht! E ndezin të ngjashëm me këta që bëjnë zjarr rrjetet sociale, pra humane, njerëz!

Po si nuk i folët njëherë këtyre zjarrvënësve? Si nuk i kërkuat njëherë prokurorëve e gjykatësve “ZJARRVËNËSIT N’BURG?”

Bejeni njëherë! Do ndjeheni mirë!

“`

Scroll to Top