Britaniku dyshohet për spiunazh për Rusinë, arrestohet në Ukrainë

Britaniku dyshohet për spiunazh për Rusinë, arrestohet në Ukrainë

Një shtetas britanik është arrestuar në Ukrainë, pasi dyshohet se ka spiunuar për llogari të Rusisë, me synimin për të përfituar “parà të lehta”.

Sipas raportimeve të SkyNews, britaniku, emri i të cilit është publikuar në mediat ukrainase, mësohet se është ish-anëtar i forcave të armatosura britanike.

Ai udhëtoi në Ukrainë në fillim të vitit të kaluar për të punuar si trajner i ushtrisë ukrainase, sipas njoftimit të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU).

Megjithatë, SBU pretendon se më pas ai u rekrutua nga shërbimi rus i inteligjencës FSB, me premtimin e “parà të lehta”.

Autoritetet ukrainase e akuzojnë atë për dërgimin e informacionit zyrtar rreth ushtrisë ukrainase te shërbimi rus i inteligjencës.

Mes të dhënave që dyshohet se i ka ndarë me rusët janë koordinatat e qendrave ushtarake të trajnimit në pjesën jugore të Ukrainës dhe detaje për trajnerët e huaj që punojnë për forcat e armatosura ukrainase.

Scroll to Top