VIDEO/ Broja rikthehet në Premier Ligë pas pothuajse një muaji, por nuk arrin të ndikojë ndaj kryesuesve.
Armando Broja është kthyer të luajë në fushën e lojës në Premier Ligë sot, afro një muaj pas herës së fundit kur ai ishte aktiv në kampionatin anglez të futbollit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare luajti për herë të fundit me klubin e tij përballë Aston Vilës më 5 tetor. Sot, ai u kthye në fushë për disa minuta në ndeshjen ku Bërnli priti Arsenalin, kryesuesit e Premier Ligës.
Kur rezultati ishte 2-0 në favor të Arsenalit, Broja hyri në lojë, por në minutat qëndroi në fushë nuk arriti të ndihmonte ekipin e tij në fazën sulmuese, duke u regjistruar vetëm një herë në kontakt me topin.
PANORAMASPORT.AL
