Buxheti 2026: Rënie Financimesh PPP, 120M Euro PPP, 10M Euro Inceneratori

Buxheti 2026: Partneritetet Publik-Privat marrin 120 milionë euro, 10 milionë euro për incineratorin e Tiranës

Në vitin 2026, financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit pritet të pësojnë një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin paraardhës. Të dhënat tregojnë se totali i fondeve për këto projekte do të zbresë nga 13.9 miliardë lekë në vitin 2025 në rreth 12.08 miliardë lekë në vitin 2026. Kjo përfaqëson një tkurrje prej afro 1.85 miliardë lekësh, ose rreth 13.3% më pak.

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, financimet për projektet ekzistuese mbeten pothuajse të pandryshuara. Ndër projektet kryesore, kontrata për ndërtimin dhe operimin e Rrugës së Kombit ruan nivelin e financimit prej 3.36 miliardë lekësh, ashtu si në vitin 2025. Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve parashikohen të jenë 660 milionë lekë. Projekti për portin e jahteve në Orikum qëndron në 860 milionë lekë, pa ndryshim nga viti paraardhës.

Për dy kontrata kryesore pritet të ketë ulje të financimit. Programi i check-up-it për popullsinë 35–70 vjeç parashikohet të financohet me 699.8 milionë lekë në vitin 2026, nga 876 milionë lekë në 2025. Pagesat për shërbimin e doganave ulen lehtë nga 1.52 në 1.5 miliardë lekë.

Rënia më e madhe regjistrohet në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Projekti i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë dhe shërbimeve të dezinfektimit pëson një tkurrje drastike, duke zbritur nga 1.9 miliardë lekë në 2025 në vetëm 500 milionë lekë në 2026. Koncesioni për shërbimet laboratorike në pesë spitale rajonale arrin në 2 miliardë lekë nga 1.9 miliardë lekë këtë vit.

Në nivel vendor, projektet e Bashkisë Tiranë, që përfshijnë ndërtimin e shkollave dhe programet për eficiencën e energjisë, pësojnë gjithashtu një rënie të moderuar. Financimet për ndërtimin e shkollave ulen nga 707.5 milionë lekë këtë vit në 685.2 milionë lekë.

Scroll to Top