Statistikat/ Vinicius Junior, “terrori” i Liverpoolit në Champions
Real Madridi udhëton drejt Liverpoolit për ndeshjen e vlefshme për fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve, duke u mbështetur te një lojtar që ka shkaktuar panik në “Anfield”. Vinicius Junior ka qenë kyç në tre takimet e fundit mes këtyre dy skuadrave, duke regjistruar një rekord prej katër fitoresh dhe një barazimi në pesë ndeshje.
Për më tepër, ai ka shënuar pesë gola kundër “të kuqve”, duke përfshirë edhe golin vendimtar në finalen e vitit 2022. Asnjë skuadër në Kupat e Europës nuk ka pësuar më shumë nga numri 7 i Real Madridit.
Historia e Vinicius kundër Liverpoolit filloi në sezonin 20-21. Për shkak të pandemisë dhe punimeve në “Bernabeu”, çerekfinalja e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit u zhvendos në Valdebebas. Në atë kohë, Vinicius nuk ishte në nivelin aktual, ai ishte një lojtar që kishte qartësi para portës kundërshtare. Madje, gabimet e tij në finalizim ishin objekt kritikash, nëse jo më keq, deri në ndeshjen e parë të asaj përballjeje, e luajtur në stadiumin “Alfredo Di Stefano”.
Atë ditë, Vini shënoi dy herë kundër Liverpoolit me dy goditje të profilit të lartë, duke i vendosur “bardhezinjtë” në rrugën e duhur drejt fitores 3-1, e cila u plotësua me një gol tjetër nga Marco Asensio. Avantazhi i “Los Blancos” ishte më se i mjaftueshëm për të vulosur kalimin në “Anfield”, ku ndeshja e kthimit përfundoi 0-0, me skuadrën vendase që mezi shqetësoi ekipin e Zidane gjatë pjesës së dytë.
