Buxheti i Shëndetësisë 2026: Rritje Pagash & Mbështetje Sociale

Buxhetit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale i shtohen 8.9 miliardë lekë, me fokus rritjen e pagave

Buxheti i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale për vitin 2026 do të jetë më i lartë me 8.9 miliardë lekë krahasuar me parashikimin fillestar për të njëjtin vit. Kjo shënon rritjen më të madhe të financimit për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), kjo rritje e financimit synon të përmirësojë drejtpërdrejt kujdesin ndaj qytetarëve, cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe mbështetjen sociale për familjet.

Theksohet se fokusi kryesor i kësaj rritjeje është vijimi i politikës së rritjes së pagave në sistemin shëndetësor, duke filluar nga janari i vitit 2026. Gjithashtu, parashikohet vazhdimi i rritjes së pagave për personelin e shërbimit të urgjencës në të gjithë vendin.

Buxheti shtesë do të mbështesë edhe dyfishimin e pagesës së aftësisë së kufizuar për fëmijët, një masë që do të prekë drejtpërdrejt 10,240 fëmijë me aftësi të kufizuar.

Një komponent tjetër i rëndësishëm, sipas MSHMS-së, është njohja e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 14,657 kujdestarë të personave me aftësi të kufizuar, duke forcuar kështu mbështetjen sociale për këtë kategori.

Financimi do të shërbejë gjithashtu për rritjen e investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, me synimin e standardizimit dhe modernizimit të shërbimeve spitalore dhe të kujdesit shëndetësor parësor në të gjithë vendin.

Scroll to Top