Buxheti mblodhi 340 miliardë lekë në pesë muaj
Të ardhurat totale të buxhetit për periudhën Janar-Maj 2026 arritën në rreth 340.5 miliardë lekë, duke realizuar 105.3% të planit përkatës. Kjo sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave.
Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike për të njëjtën periudhë, Janar-Maj 2026, ishin rreth 286.8 miliardë lekë, duke arritur 96.8% të planit.
Performanca paraprake e të ardhurave dhe shpenzimeve (Janar-Maj 2026):
- Të ardhurat totale u rritën me rreth 34.3 miliardë lekë (11.2%) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
- Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat arritën në 215.5 miliardë lekë, duke tejkaluar planin me 4.1 miliardë lekë (1.9%) dhe duke qenë 12.1 miliardë lekë (5.9%) më shumë se pesëmujorin e vitit 2025.
- Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (TVSH neto, tatim mbi fitimin, tatim mbi të ardhurat personale, taksa nacionale) ishin 120.3 miliardë lekë, duke qenë 9.6 miliardë lekë (8.6%) më shumë se pesëmujorin e vitit 2025 dhe 5.8 miliardë lekë (5.1%) më shumë se plani.
- Të ardhurat nga TVSH (neto) arritën në 35.8 miliardë lekë, duke qenë 5.4 miliardë lekë (17.6%) më shumë se pesëmujorin e vitit 2025 dhe 5.3 miliardë lekë (117.2%) ndaj planit.
- Rimbursimet e dhëna ishin 6 miliardë lekë.
- Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin arritën në 26.6 miliardë lekë, duke realizuar 86% të planit.
- Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale ishin 40.2 miliardë lekë, duke u rritur me 6.2 miliardë lekë (18.1%) krahasuar me vitin 2025 dhe 5.5 miliardë lekë (15.8%) më shumë se plani.
- Të ardhurat nga taksat nacionale ishin 17.6 miliardë lekë, duke realizuar 96.9% të planit.
- Të ardhurat nga Fondet Speciale (sigurime shoqërore dhe shëndetësore) ishin 82.9 miliardë lekë, duke tejkaluar planin me 2.2 miliardë lekë (102.7%) dhe duke qenë 9.4 miliardë lekë (12.8%) më shumë se pesëmujorin e vitit 2025.
- Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (TVSH në import, akcizë, taksa doganore, renta minerare) ishin 95.2 miliardë lekë, duke qenë 2.5 miliardë lekë (2.7%) më shumë se vitin e kaluar dhe duke realizuar 98.2% të planit.
- Të ardhurat nga TVSH në import ishin 64.2 miliardë lekë, duke u rritur me 1.9 miliardë lekë (3%) krahasuar me vitin 2025 dhe duke realizuar 99.5% të planit.
- Të ardhurat nga akciza arritën në 26.3 miliardë lekë, duke u rritur me 556 milionë lekë (2.2%) krahasuar me vitin 2025 dhe duke realizuar 96.3% të planit.
- Të ardhurat nga renta minerare në eksport ishin rreth 732 milionë lekë, duke realizuar 78% të planit.
- Të ardhurat nga taksat doganore ishin 4 miliardë lekë, duke u rritur me 345 milionë lekë (9.4%) krahasuar me vitin 2025 dhe duke realizuar 95.1% të planit.
Shpenzimet:
- Shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 286.8 miliardë lekë, duke realizuar 96.8% të planit. Krahasuar me vitin 2025, ky zë u rrit me 7.4% ose rreth 19.7 miliardë lekë.
- Shpenzimet korente ishin rreth 260.9 miliardë lekë, duke u rritur me 7.2% ose rreth 17.4 miliardë lekë krahasuar me vitin e kaluar. Realizimi për këtë periudhë ishte 96.2%.
- Shpenzimet kapitale arritën në 25.9 miliardë lekë, duke u rritur me 9.4% ose rreth 2.2 miliardë lekë krahasuar me vitin 2025. Realizimi për pesëmujorin ishte 103%.
