Bordi rrit çmimet e karburanteve: Ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën
Bordi i Transparencës, në mbledhjen e tij të datës 14 Prill 2026, ka miratuar vendime të reja për çmimet e shitjes së karburanteve.
- Çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gaz-olin (gazoil) të standardit SSH EN 590 do të jetë 215 lekë/litër, ndërsa çmimi maksimal për shitjen me shumicë do të jetë 203 lekë/litër.
- Çmimi maksimal i shitjes me pakicë për benzinën e standardit SSH EN do të jetë 178 lekë/litër, dhe çmimi maksimal për shitjen me shumicë do të jetë 166 lekë/litër.
Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga data 14 prill, ora 15:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës të bordit, ku do të shqyrtohen ndryshime të mundshme.
Bordi u bën thirrje të gjithë operatorëve të shitjes me pakicë dhe shumicë të naftës të zbatojnë këto vendime. Shkeljet e konstatuara do të rezultojnë në pezullimin e aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.
SQARIM:
Bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, në rast se çmimi me pakicë për gaz-olin tejkalon 220 lekë/litër, ose për benzinën tejkalon 200 lekë/litër, zbatohet 80% e nivelit të akcizës.
Meqenëse çmimet e reja të shitjes me pakicë, të llogaritura sipas metodologjisë së çmimeve tavan, janë nën këto kufij, niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, pra 100%.
