Danimarka blen 16 avionë F-35 për forcimin e mbrojtjes ajrore

Danimarka synon të blejë 16 avionë luftarakë amerikanë F-35, një vendim që pritet të forcojë ndjeshëm sistemin e saj mbrojtës. Ky njoftim vjen pas një ngjarje ku hapësira ajrore daneze u shkel nga dronë të paidentifikuar.

Ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, deklaroi se është arritur një marrëveshje politike për blerjen e këtyre avionëve, të cilët do të shtojnë numrin e njësiëe të gatshme për operacione të ardhshme.

Ky investim, që arrin shumën prej 29 miliardë korona daneze (afro 3,88 miliardë euro), do të çojë numrin total të avionëve F-35 të Danimarkës në 43.

Kryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Michael Hyldgaard, theksoi se blerja është një shtesë strategjike për mbrojtjen kombëtare dhe sigurinë e aleancës. Ai shtoi se kjo do të forcojë ndjeshëm kapacitetin luftarak të vendit, duke rritur aftësinë parandaluese dhe mbrojtjen kolektive të NATO-s.

Përveç avionëve, Danimarka do të investojë gjithashtu rreth 2,1 miliardë korona daneze (afro 281 milionë euro) në sisteme kundër-dronësh, për të adresuar sfidën e ndërhyrjeve ajrore nga mjete të paidentifikuara.

Leave a Comment

Scroll to Top