Roberto De Zerbi, trajneri italian i Tottenhamit, ka shprehur vendosmërinë e tij për të vazhduar projektin edhe në sezonin e ardhshëm, pavarësisht situatës aktuale të skuadrës.
“Jam gati të qëndroj dhe të udhëheq projektin e ‘Spurs’, pa marrë parasysh se çfarë ndodh në sezonin e ardhshëm”, është shprehur De Zerbi.
Ai theksoi se objektivi kryesor mbetet mbijetesa dhe stabiliteti i ekipit.
“Misioni ynë është i qartë, duhet të qëndrojmë në ligë. Kemi lojtarë të rëndësishëm dhe tifozë fantastikë”, shtoi trajneri.
