Katër persona dhunojnë brutalisht 17-vjeçarin në Greqi, njëri prej autorëve shqiptar
Një 17-vjeçar, i cili po kalonte kohë me miqtë e tij në një lokal në Mataraga të Agrinjos, Greqi, u dhunua brutalisht në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, duke përfunduar i plagosur në spital.
Sulmuesit ishin katër persona të maskuar me kapele, të cilët mbërritën me taksi në vendngjarje dhe sulmuan të riun. Pasi hynë brenda, ata kapiçën 17-vjeçarin dhe e nxorën me forcë nga lokal, duke e rrahur pa mëshirë. Mësohet se njëri nga sulmuesit dyshohet se e ka kërcënuar të riun me thikë.
Policia greke njoftoi se ka identifikuar njërin prej autorëve, i cili është shtetas shqiptar dhe tashmë është shpallur në kërkim. Motivet e krimit mbeten ende të panjohura, por dyshohet se lidhen me një konflikt dhe përplasje mes grupesh të rinjsh në zonë.
17-vjeçari pësoi lëndime në kokë dhe u dërgua në Spitalin e Agrinjos si masë paraprake, ku mori ndihmën e parë. Sipas informacioneve, gjendja e tij shëndetësore nuk ngjall shqetësim.
Personat nga rrethi i të riun raportojnë se arsyeja e sulmit ishte e parëndësishme dhe lidhet me një keqkuptim. Ata pretendojnë se nuk ka pasur ndonjë përballje serioze paraprakisht, por dinamika e ngjarjes është ende nën hetim.
“Autoritetet policore kanë identifikuar tashmë njërin nga autorët, i cili thuhet se është i ri dhe me origjinë shqiptare, i cili më parë ka pasur probleme me ligjin. Hetimet po vazhdojnë nga Departamenti i Policisë së Aitolikos për të identifikuar edhe personat e tjerë të përfshirë”, raporton gazeta greke.
Është ngritur një padi kundër autorëve për shkelje të ligjit për armët, kërcënime dhe shkaktim të lëndimeve trupore ndaj personave të cenueshëm.
