Dhunë ndaj mjekut në Shijak: Arrestohet 49-vjeçari

Shijak/ Goditi me grusht mjekun, arrestohet 49-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar një 49-vjeçar për dhunë fizike ndaj një mjeku në ambientet e Qendrës Shëndetësore Shijak.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak.

Hetimet kanë zbuluar se ky shtetas, në ambientet e godinës së Radiologjisë në Qendrën Shëndetësore Shijak, ka goditur me grusht mjekun A. D., 34 vjeç, teksa ky i fundit ushtronte detyrën.

Pas ngjarjes, mjeku është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa autori është shoqëruar menjëherë në Komisariat dhe më pas është arrestuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Scroll to Top