Dhunim 13-vjeçareje në Selanik: Të mitur të përfshirë, 3 shqiptarë

Ngjarje e rëndë në Selanik: 13-vjeçarja dhunohet nga grup i miturish, përfshirë 3 shqiptarë.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Selanikun, ku një vajzë 13-vjeçare është dhunuar në grup nga disa persona të mitur. Sipas mediave greke, makthi i 13-vjeçares, me origjinë filipinase, ka filluar në muajin shkurt dhe ka zgjatur deri në prill. Aktet e dhunës janë filmuar dhe shpërndarë në rrjetet sociale.

Grupi i të miturve që kanë kryer këto veprime të rënda përbëhet nga gjashtë persona, mes të cilëve edhe tre shqiptarë. Autorët do të përballen me akuza për vepra të rënda penale, duke përfshirë përdhunimin, akte seksuale me ose para të miturve, pornografi për hakmarrje, pornografi me fëmijë dhe shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Scroll to Top