Diant Ramaj jo në planet e Borussia Dortmund, e ardhmja në pikëpyetje
Diant Ramaj nuk bën pjesë në planet afatgjata të Borussia Dortmund. Kjo është raportuar nga burime gjermane, ku sqarohet se portieri 24-vjeçar është njoftuar për vendimin përfundimtar të klubit.
Ramaj u transferua te gjiganti gjerman në shkurtin e vitit 2025 për 5 milionë euro. Megjithatë, kontrata e tij, e cila shtrihet deri në vitin 2029, duket të jetë një pengesë. Pas periudhave të huazimit te Kopenhagen dhe Heidenheim, mbetet për t’u parë se cilin drejtim do të marrë karriera e tij e radhës.
Fakti që 24-vjeçari largohet nga Dortmundi pa debutuar ende, ndërkohë që vitin e kaluar shprehej se nuk pranonte të qëndronte në stol, ngre pikëpyetje mbi të ardhmen e tij.
Do të ishte interesante të shihej nëse Ramaj do të rikthehej si opsion për Kombëtaren Shqiptare. Synimi i tij kryesor mbetet Gjermania, ndërsa më herët ka zbuluar se ka pasur kontakte me ekipin kuqezi.
