Dileta Leota bëhet nënë për herë të dytë.
Prezantuesja e njohur sportive njoftoi lindjen e fëmijës së saj të dytë përmes një postimi në Instagram. Ajo ua prezantoi foshnjën e porsalindur ndjekësve të saj, bashkë me bashkëshortin, portierin gjerman Loris Karius, dhe vajzën e tyre të parë, Aria.
Fotot e publikuara tregojnë familjen e lumtur të ribashkuar në spital. Postimi shoqërohet me një mbishkrim ku zbulohet edhe emri i foshnjës, Leonardo, i cili deri më tani ishte mbajtur sekret.
