Dosja “5D”: Seanca në GJKKO shtyhet, mungon Redi Molla

Dosja “5D”/ Shtyhet seanca në GJKKO, mungon Redi Molla dhe avokatët

Seanca gjyqësore për dosjen “5D” është shtyrë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e të pandehurit Redi Molla, si dhe e avokatëve të tij.

Redi Molla aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shkak të problemeve shëndetësore. Një nga avokatët e tij nuk ka mundur të marrë pjesë në seancë për arsye shëndetësore të një familjari, ndërsa avokati tjetër ka njoftuar gjykatën për pamundësinë e paraqitjes për arsye personale shëndetësore.

Seanca e radhës është caktuar për datën 10 dhjetor.

Scroll to Top