Drejtoresha AKSHI, Karçanaj para SPAK për hetime

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Mirlinda Karçanaj, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është paraqitur në Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

SPAK ka hapur një hetim për abuzime me 12 tendera në AKSH, procedurat për të cilat do të pyetet Karçanaj. Ajo është paraqitur në SPAK në shoqërinë e avokates së saj.

Në fillim të muajit nëntor, Partia Demokratike ka denoncuar Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për kontrata të dyshimta me vlerë miliona euro. Sipas Partisë Demokratike, janë shpenzuar 7 milionë euro me TVSH gjatë periudhës 2018-2025, duke përdorur procedura të mbyllura dhe pa transparencë, me negocim pa shpallje të njoftimit të kontratës, dhe me të njëjtin përfitues në çdo rast.

Partia Demokratike i ka kërkuar SPAK të nisë menjëherë hetimet për këto kontrata dhe të japë përgjigje për pyetjet thelbësore që prekin interesin publik.

Scroll to Top