Riorganizim strukturash dhe ndryshime në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan
Janë kryer sërish ndryshime në nivel drejtuesish pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Kryekomisar Elton Halili, i cili më parë mbante detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Librazhd, është transferuar dhe do të ushtrojë detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Bulqizë. Në vendin e tij, si Shefe e Komisariatit të Policisë Librazhd, është emëruar Kryekomisare Nertila Metaj.
Këto lëvizje bëhen në kuadër të riorganizimit dhe forcimit të strukturave të rendit në qarqet Elbasan dhe Dibër.
