Kryeprokurori Altin Dumani ka theksuar se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po përballet me presione të forta gjatë vitit 2024. Sipas tij, këto presione vijnë nga aktorë politikë, mediatikë, si dhe nga krimi i organizuar, të cilët rrezikojnë integritetin institucional dhe atë të prokurorëve.
Dumani kërkoi një reagim të koordinuar nga institucionet për të mbrojtur pavarësinë kushtetuese të SPAK-ut.
Ai gjithashtu u shpreh se mungesa e qartësisë ligjore lidhur me statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit krijon pasiguri dhe mund të ndikojë negativisht në vijimin e hetimeve.
Për të adresuar këtë çështje, Dumani propozoi që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë e rikandidimit pas përfundimit të mandatit të tyre 9-vjeçar.