Ebola Ugandë: Kufiri me Kongon U Mbyll, Rrezik i New Variant

Uganda mbyll kufirin me Kongon për shkak të shpërthimit të Ebolës, numri i të prekurve rritet

Autoritetet në Uganda kanë njoftuar mbylljen e menjëhershme të kufirit me Republikën Demokratike të Kongos, si pasojë e përhapjes së virusit Ebola. Numri i të prekurve ka arritur rreth 1,000.

Sipas mediave ndërkombëtare, ky vendim u mor nga grupi lokal i punës kundër Ebolës, pas rritjes së numrit të punonjësve shëndetësorë ugandas që dyshohet se janë ekspozuar ndaj virusit. Këta punonjës dyshohet se janë infektuar nga pacientë kongolezë, të cilët kishin kaluar kufirin para shpalljes zyrtare të shpërthimit më 15 maj.

Këtë herë bëhet fjalë për një variant të rrallë të virusit, të njohur si “Bundibugyo”, për të cilin ende nuk ekzistojnë vaksina apo trajtime të konfirmuara. Autoritetet shëndetësore po shprehin shqetësim të madh për përhapjen e mundshme të virusit në rajon.

Ministria e Shëndetësisë e Ugandës bëri të ditur se kalimet kufitare me Kongon do të lejohen vetëm në raste emergjente, të tilla si transporti i mallrave, operacionet e sigurisë apo ndërhyrjet që lidhen me menaxhimin e shpërthimit epidemik.

Personat që do të hyjnë nga Kongo në kushte emergjente do t’i nënshtrohen vetëizolimit të detyrueshëm për 21 ditë.

Scroll to Top