Edi Martini rrezikon dënim nga FSHF për gjeste antisportive

Titulli: Nga një ndeshje deri në pezullimin e pabesueshëm, ja çfarë rrezikon Edi Martini për gjestet antisportive në fund të Vllaznia-Dinamo

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, rrezikon të përballet me organet disiplinore të FSHF-së për shkak të gjesteve të tij në përfundim të ndeshjes mes kuqebluve dhe Dinamos. Trajneri i skuadrës shkodrane, në momentin e vërshëllimës përfundimtare, nuk arriti t’i frenonte emocionet dhe gjestet e tij gjatë festimit të fitores. Këto veprime mund t’i kushtojnë atij një dënim.

Neni 14 i Kodit të Disiplinës Sportive parasheh lloje të ndryshme dënimesh për veprime të tilla. Ato mund të fillojnë nga një pezullim për një ndeshje, duke shkuar deri te një dënim i papritur prej jo më pak se 6 muajsh, nëse vlerësohet se veprimi i tij ka pasur për qëllim nxitjen e urrejtjes apo dhunës.

PJESA E KODIT TË DISIPLINËS SPORTIVE QË PËRFSHIN GJESTET ANTISPORTIVE

Neni 14 Sjellja e gabuar e lojtarëve dhe zyrtarëve

Shkeljet e mëposhtme, të kryera nga lojtarë ose zyrtarë, do të dënohen me pezullim nga veprimtaritë dhe, në varësi të rrethanave, edhe me gjobë:

  • b- të paktën 1 (një) ndeshje ose një periudhë kohe të përshtatshme për sjellje jo sportive ndaj një kundërshtari ose një personi tjetër, përveç një zyrtari të ndeshjes;
  • f. – të paktën 2 (dy) ndeshje për provokimin e spektatorëve në një ndeshje, me çdo mënyrë ose mjet;

2- Sjellja e gabuar, e përshkruar në paragrafin 1, pikat b), f), j) dhe k), dënohet sipas këtij Kodi, pavarësisht nëse shkelja është kryer jashtë fushës së lojës (përfshirë rrjetet sociale).

4- Një lojtar ose zyrtar, i cili, në kuadrin e një ndeshjeje (përfshirë kohën para dhe pas ndeshjes) ose veprimtarie, nxit publikisht të tjerët për urrejtje ose dhunë, do të dënohet me ndalimin për të marrë pjesë në çdo veprimtari të lidhur me futbollin për jo më pak se 6 (gjashtë) muaj dhe me një gjobë prej të paktën 200.000 (dyqind mijë) Lekë. Në raste të rënda, përveç dënimeve të mësipërme, dhe veçanërisht nëse shkelja është kryer me anë të rrjeteve sociale dhe/ose mjeteve të komunikimit masiv (siç janë shtypi, radioja, televizioni ose interneti) apo ndodh në një ditë ndeshje brenda ose përreth një stadiumi, gjoba do të jetë prej të paktën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë.

6- Në të gjitha rastet mund të vendosen dënime disiplinore shtesë.

Scroll to Top