Elektricistë humbin jetën: Korreshi kritikon Ministrin për rrjetin e amortizuar

Dy elektricistë humbën jetën, Korreshi i drejtohet ministrit Karakaçi: Bilanc lufte! Rrjeti elektrik i degraduar

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka bërë një denoncim publik në rrjetet sociale lidhur me gjendjen e rrjetit elektrik në vend.

Në një video, Korreshi i është drejtuar ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, duke theksuar se rrjeti elektrik në vend është i degraduar dhe i amortizuar.

Korreshi ka shprehur shqetësimin se prej muajsh ka bërë thirrje për ndërhyrje në rrjet, por sipas tij, këto shqetësime nuk janë marrë parasysh nga qeveria.

Deputeti demokrat ka lidhur gjendjen e rrjetit me rastet e humbjes së jetëve të elektricistëve, duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

Bilanc lufte, humbje jetësh njerëzish për shkak të rrjetit elektrik demode. Kemi kaq muaj që bëjmë thirrje për rrjetin e degraduar, por çdo gjë ka rënë në vesh të shurdhër, nga arroganca e qeverisë, sidomos e Karakaçit”, është shprehur Korreshi.

Kohët e fundit janë regjistruar dy raste të rënda ku dy elektricistë kanë humbur jetën:

  • Pasditen e 11 shtatorit, në fshatin Margëlliç të Patosit, u gjet pa shenja jete pranë një shtylle elektrike të rrëzuar 46-vjeçari Ermal Debrova, banues në Elbasan dhe me profesion elektricist. Fillimisht u raportua se Debrova mund të kishte rënë në kontakt me energjinë elektrike, ndërsa policia bëri të ditur se po hetonte rrethanat e plota të ngjarjes.
  • Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30, në fshatin Trojas të Belshit, K. Z., 32 vjeç, elektricist i OSHEE-së, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryente punime për riparimin e një linje elektrike, duke pësuar vdekje.
Scroll to Top