Në Ministrinë e Drejtësisë është bërë një ndryshim në nivelin e lartë drejtues. Elona Hoxha është emëruar në postin e zëvendësministres, duke zëvendësuar Klajd Karametën.
Ky emërim vjen pas largimit të Vilma Premtit, e cila mori postin e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Më parë, Elona Hoxha ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive në Fushën e Drejtësisë, brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave në Fushën e Drejtësisë dhe Antikorrupsionit.
Ky ndryshim në Ministrinë e Drejtësisë vjen një ditë pasi ministri i ri, Besfort Lamallari, prezantoi edhe drejtorin e ri të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Indrit Doda.