Kandidati Gokaj: Nuk të ushtrohet presion nëse nuk bëhesh pjesë e kontaktit me personat që ushtrojnë atë presion.
Kandidati për Kreun e SPAK, Elvin Gokaj, ka deklaruar se rritja e numrit të hetuesve është e domosdoshme. Ai u shpreh se nëse dikush ushtron presion, nuk mund të bëhesh pjesë e kontaktit me të.
Gokaj deklaroi se e vetmja mënyrë për të shmangur presionin është të mos biesh në kontakt me palët, të zbatosh ligjin dhe të veprosh në mënyrë korrekte.
“Rritja e numrit të hetuesve është e domosdoshme, dhe nëse do jepet mundësia, edhe emërimi i disa këshilltarëve pranë prokurorëve. Sot ushtrojnë funksion në SPAK 20 prokurorë, të cilët janë të ndarë me shefa seksionesh. Nëse unë do të bëhem drejtues i SPAK, do të konsideroj edhe që shefat e seksioneve të futen në short. Nuk mendoj se dikush mund të ushtrojë presion nëse nuk bëhesh pjesë e kontaktit me të. E vetmja mënyrë për të mos u ushtruar presion është të mos biesh në kontakt me palët, të zbatosh ligjin dhe të ruash një sjellje korrekte”, tha Gokaj.
